Ankand Online IPAZAR.AL | Pazari juaj i preferuar në internet | Ankand Online Pazari juaj i preferuar në internet

Ju mund të përdorni këtë faqe falas gjatë periudhës së provës


Kjo faqe hapet automatikisht tek faqja kryesore

Shkoni tani tek faqja kryesore

Ipazar.al – treg në internet


Ky është një treg në internet ku ju mund të blini dhe të shisni thjesht dhe në mënyrë të sigurt çdo lloj produkti. Ju mund të jeni blerës dhe shitës në të njëjtën kohë. Në shitjen e produktit tuaj ju mund të zgjidhni shitjen e menjëherëshme me
çmim fiks
ose me
ankand
me licit, e cila në të njëjtën kohë është edhe argëtim si për shitësin ashtu dhe për blerësin.
  

Misioni ynë

Qëllimi i faqes është, që të bëjë të mundur për ju, që të shisni dhe të blini çdo gjë, produkte të reja ose të përdorura, gjëra antike dhe sende që të kanë dalë nga qejfi, nga vlerat më të vogla deri tek më të mëdhat.
Mos harroni kurrë se gjërat që janë pavlera për ju mund të jenë të vlefshme për të tjerët!
Edhe prodhuesit, e tregtarët mund të shesin prodhimet e tyre, ata mund të arrijnë shpejt tek konsumatori.

Kjo është një faqe plotësuese, mbasi një e tillë nuk ka ekzistuar në gjuhën shqipe!

Ju as nuk mund ta mendoni se çfarë gjëra kanë ndryshuar pronarë në vendet e tjera, në faqe të ngjashme interneti:
  • kafka e ariut të shpellës të mbytur në liqenin baltor të periudhës së akullnajave
  • bastun prej druri me kokë shqiponje të gdhendur dhe kamë që mund të tërhiqet
  • urdhër arresti i policisë që nga viti 1850
  • fluturim me avion mbi qytet
  • këmbë të një karrigeje të vjetër
  • telefon që mund të varet në mur dhe që funksionon duke hedhur monedha
  • lodra kasinosh për përdorim në shtëpi
  • pjesë e ndryshkur e një makine të vjetër
  • jaht i shkatërruar
  • kuti misterioze angleze
Gjatë krijimit të faqes qëllimi ynë ishte për ta bërë të thjeshtë, që të mund ta përdorin edhe ata, që nuk kanë praktik në përdorimin e internetit.
Ne presim me kënaqësi çdo kërkesë, sugjerim apo këshilla. ndihme@ipazar.al

Ju lutem, zgjidhni!