IPAZAR.AL
Gusht 23, 2017 05:18:11
Na ka fati në dorë, apo e kemi ne atë? 17/03/2015
Miliona njerëz në mbarë botën ëndërrojnë të fitojnë një lotari dhe t’i jetojnë ditët e tyre në rehati, pa pasur nevojë të djersisin e të stresohen për të siguruar të mirat e jetës. Por, kur vjen puna te fitimi i një shorteu, shumë njerëz në fakt kanë një koncept të gabuar rreth tij. Mund të mendoni se është një lojë fati dhe mundësish, por në të vërtetë nuk është.

Për disa persona, fitimi i një çmimi të madh është çështje fati, ndërsa për disa të tjerë çëshjte kohe. Dhe kur ju blini një biletë të zakonshme lotarie, e bazoni gjithë intuitën e fitores në renditjen e thjeshtë të disa numrave me fat, që sipas jush kanë domethënie. Fatkeqësisht, duke e bazuar përzgjedhjen në numrat tuaj të fatit, datat që kanë rëndësi të veçantë etj., ju mendoni se mund të kapni fitoren e madhe. Por, me këtë logjikë të përdorur, pak gjasa ka që ju të kapni kombinimin. Nëse doni të mësoni si të fitoni një lotari, atëherë duhet të studioni ligjet e probabilitetit.

Për shembull:

Nëse në Shqipëri do të ekzistonte një lotari, ku do të të duhej të zgjidhje 6 shifra nga 49, do të kishe 1 në 14 milionë mundësi për të fituar. Dhe për ta pasur fitoren e sigurt, duhet të shpenzoni 14 milionë lekë, pra duke blerë të gjitha kombinimet e mundshme. Por kjo nuk është një zgjidhje praktike dhe kërkon shumë parà. E nëse ju do t’i kishit këto lekë, nuk do të kishit nevojë të fitonit një lotari.

Ky shembull qartazi tregon se lotaria nuk është thjesht një lojë fati, por edhe një lojë probabiliteti. Duke përdorur matematikën dhe ligjet e probabilitetit, ti i ke dhënë vetes avantazhin për të qenë fitues i mundshëm, jo për meritë të fatit, por të aftësive përllogaritëse.