IPAZAR.AL
Tetor 18, 2017 14:01:19
E martuar me 10 burra 12/04/2015
Në 11 vite u martua plot 10 herë, por duke harruar një detaj të rëndësishëm; divorcin nga bashkëshorti paraardhës.

39-vjeçarja Liana Barrientos nga Nju Jorku, por me origjinë nga Republika Domenikane, u demaskua pikërisht nga njëri prej partnerëve të saj, që me gjasa nëse nuk do të ishte detektiv do të ishte shndërruar në dhëndërrin viktimë të radhës.

Detektivi arriti të zbulojë se Liana që prej moshësh 28-vjeçare ka shkuar plot 10 herë në altar, i fundit në vitin 2010, dhe më e çuditshmja është se që të gjitha nëntë herët pasaardhëse pas herës së parë i ka bërë pa u ndarë ligjërisht më herët.

Tani ajo rezulton e martuar me 10 burra dhe për këtë autoritetet amerikane kanë ngritur një hetim për të zbardhur skemën. Deri më tani është mësuar se Liana menjëherë sapo merrte propozimin për martesë, manipulonte të dhënat e saj duke pretenduar se nuk ishte martuar kurrë.

Çështja ndaj 39-vjeçares, që përveç akuzës ‘serial martesë’ rezulton e dënuar edhe për zotërim lëndësh narkotike po në SHBA, do të gjykohet nga Gjykata në Bronks dhe për këtë akuza ajo rrezikon të dënohet deri në 4 vite burgim.