IPAZAR.AL
Tetor 18, 2017 14:01:56
6 lloje obezësh 20/04/2015
Njerëzit duhet të ushqehen për të jetuar, dhe jo të jetojnë për t’u ushqyer. Një studim i fundit i ekspertëve të shëndetit ka alarmuar për fenomenin në rritje të obezitetit.

Hulumtuesit kanë identifikuar 6 lloje të ndryshëm obezësh, duke e bërë më të lehtë mënyren sesi ata duhet ta luftojnë mbipeshën e tyre, e cila nuk ndikon vetëm në shëndetin e trupit, por në atë mendor.

Të parët janë meshkujt që konsumojnë shumë alkool, më pas femrat e fiksuara pas ushqimit, njerëzit e trishtuar, ata që jetojnë me stresin çdo ditë, personat e moshuar dhe ata me metabolizëm të ngadaltë.

Universiteti i Sheffield në Britani që ndërmori këtë studim, arriti në përfundimin se personat me indeksin trupor të BMI-së mbi 30, janë obezë. Këta persona janë të ekspozuar ndaj rrezikut që lidhet me shëndetin e tyre.

Lodhja , pagjumësia, dhimbjet e ndryshme, sëmundjet e zemrës, artriti apo kanceri janë edhe pasojat që lidhen që të gjitha me obezitetin. Madje në përkeqësimin e shëndetit të tyre është edhe fakti se këta persona shpesh ndjekin dieta drastike për t’u dobësuar, që nuk janë aspak të shëndetëshme.

Ekspertët e shëndetit këmbëngulin se mjekët duhet të hartojnë mënyra specifike për të trajtuar 6 llojet e njerëzve që vuajne nga obeziteti, pasi kjo gjë do të lehtësoje trajtimin e tyre.