IPAZAR.AL
Qershor 26, 2017 07:55:07
ZTE, telefoni që përfshin sensorin e gjurmëve të gishtavë 09/05/2015
ZTE prezantoi dje në Kinë telefonin buxhetor ZTE Xiao Xian 2. Ky telefon kushton vetëm 144 dollarë dhe përfshin sensorin e gjurmëve të gishtave. Ai ofron gjithashtu lidhjen 4G LTE dhe peshon vetëm 126 gramë.
ZTE Xiao Xian 2 vjen me ekran 5 inç me rezolucion 720 x 1280 dhe densitet 268 pikselë për inç. Telefoni fuqizohet nga procesori MediaTek MT6735 me katër bërthama me shpejtësi 1.3GHz, së bashku me 1GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 32GB nëpërmjet kartës microSD.
Në anën e pasme ka kamerë 13 megapikselë me hapje f/2.2, ndërsa në anën ballore ka kamerë 8 megapikselë për të shkrepur selfie dhe për të bërë thirrje me video. Telefoni ka bateri me kapacitet 2400mAh dhe sistemin operativ Android 5.0.