IPAZAR.AL
Qershor 26, 2017 07:49:04
Si të njihni atë që ju shkruan në Facebook Messenger 24/05/2015
Të marrësh mesazhe nga dikush që nuk e njeh, mund të jetë eksperiencë jo fort e mirë. Si ju gjeti ai juve? Pse ju ka kërkuar?
Për t’i bërë lidhjet më pak të mërzitshme, Facebook Messenger do të sjellë një veçori të re, e cila do t’ju japë më shumë informacione në lidhje me personin që ju shkruan mesazh për herë të parë, edhe nëse personi është apo jo mik i juaji në Facebook. Ekipi i Messenger-it do ta sjellë këtë veçori tek pajisjet iOS dhe Android gjatë javëve të ardhshme.
“Mendojeni si një thyerje akulli, ose një mënyrë për t’u dhënë më shumë detaje rreth bisedave të reja në Messenger,” tha për Mashable një zëdhënës i Facebook-ut.
Kur dikush ju dërgon një mesazh për herë të parë, Messenger do të marrë disa informacione nga profili i tij i Facebook-ut, si puna që bën, në cilin qytet jeton dhe miqtë e përbashkët, dhe do t’i shfaqë ato sipër mesazhit, së bashku me emrin dhe foton e profilit.