IPAZAR.AL
Qershor 26, 2017 07:53:09
Google, Facebook dhe HP bëhen bashkë kundër Apple 27/07/2015
Gjigantë të mëdhenj teknologjikë, duke përfshirë Google, Facebook, eBay, Dell dhe HP, kanë kaluar në anën e Samsung në luftën gjyqësore të kompanisë kundrejt Apple për një patentë. Një raport në Inside Sources thotë se kompanitë ‘janë bashkuar’ nga 1 korriku, për të protestuar kundër asaj që po thuhet se Samsung ka vjedhur patentën e Apple – atë të dizajnit të ekranit të lakuar dhe atë të mundësisë për të afruar pamjen kur preket në ekran me gisht.
Kompanitë nga Sillicon Valley kanë thënë se natyra e teknologjive, si e celularëve të mençur dhe TV-ve, që përmbajnë mijëra komponentë individual, është aq komplekse sa që shumica e dizajneve të zgjedhura në pamje mund të duken të kopjuara, shkruan „Lajmi.net”.
Gjykata e Apelit në SHBA vendosi në fillim të këtij viti që Samsung nuk kishte shkelur rregullat apo dëmtuar kompaninë Apple, duke zvogëluar kështu dëmet nga $930 milionë në $538.

Samsung përshëndeti vendimin e gjykatës duke treguar se akuzat e Apple kanë mungesë faktesh dhe se janë “të ekzagjeruara”.Samsung përshëndeti vendimin e gjykatës duke treguar se akuzat e Apple kanë mungesë faktesh dhe se janë “të ekzagjeruara”.
Samsung tani pritet që t’i rikthejë dëmet plotësisht.